TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Nëntor 2024, 21:38

Masakra e Dobraçit, Klodiana Lala: Në Shkodër është hapur ‘Kutia e Pandorës’

Shkruar nga Pamfleti

Masakra e Dobraçit, Klodiana Lala: Në Shkodër është

Gazetarja Klodiana Lala, duke folur për atentati me 4 të vrarë në Dobraç, deklaroi se kjo ngjarje ka hapur kutinë e Pandorës në Shkodër.

E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Lala tha se policia duhet të veprojë më shpjete dhe të marrë masa në vend që të justifikohet, pasi hakmarrja nuk vonon në ato zona.

Nga zoti Proda prisja pikërisht këtë gjatë raportitmit, të fliste a mund të ishte parandaluar ngjarja, a u mor sinjalizim nga SHISH për Arlind Bushatin? A u morën masa? Mund të ishte në burg Hamza Lici dhe Arlind Bushati, për armëmbajtje pa leje dhe do të ishin gjallë.

Kutia e pandorës është hapur në Shkodër. E dimë shumë mirë këtë. E dimë se çfarë ndodhi pas 2018, shpërthimit me tritol te tregu me Lulzim Kullën. E dini revanshin kriminal atje.

Nga prokuroria e Shkodrës, rezulton se Hamza lici dhe Arlind Bushati kanë dalë nga shtëpia e Hamza Licit vetëm ata të dy. Dyshohet se pastaj rrugës kanë marrë Ibrahim Licin... Policia dhe Prokuroria prandaj ka vajtur në jug për të kontrolluar klinikat mjekësore. Unë nuk mendoj se ka vajtur në klinika por mund të jenë gjetur mjekë për ta kuruar në ambjente private. Ibrahim Lici është nga njerëzit më të kërkuar", tha Lala.

Lini një Përgjigje