TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Mars 2026, 14:24

Pas Ilir Prodës, shkarkohet edhe drejtori i Policisë së Tiranës

Shkruar nga Pamfleti
Pas Ilir Prodës, shkarkohet edhe drejtori i Policisë së
Shkarkohet drejtori i Policisë së Tiranës

Menjëherë pas vizitës së kryeministrit Edi Rama në ish vilën e Enver Hoxhës që u sulmua dje nga protestuesit e PD, janë njoftuar dy shkarkime të mëdha në Policinë e Shtetit.

Me urdhër të kryeministrit është larguar nga posti drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda dhe në krye të Policisë së Shtetit është komanduar Sokol Bizhga.

Po ashtu, mësohet se nga detyra është shkarkuar edhe drejtori i Policisë së Tiranës, Elton Alushi, por ende nuk dihet se kush do e zërë vendin e tij.

Shkarkimi i krerëve të Policisë së Shtetit ka ardhur pas protestës së dhunshme të Partisë Demokratike gjatë ditës së djeshme, ku u vunë në rrezik jetët e artistëve që ishin brenda vilës së Enver Hoxhës gjatë sulmit me molotovë të organizuar nga militantët e Berishës.

Në Vilën 31 ku u hodhën bomba molotov të cilat rrezikuan sigurinë e personave që ndodheshin brenda godinës që shërben si selia e fondacionit Art Explora.

Si pasojë e shpërthimeve u shkaktuan edhe dëmtime në godinë. 



shkarkohet drejtori i policisë së tiranës shkarkohet ilir proda

Lini një Përgjigje