TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Mars 2026, 13:15

Sulmi me molotov në 'Vilën e Enverit', reagon ashpër ambasada franceze: E patolerueshme!

Shkruar nga Pamfleti
Sulmi me molotov në 'Vilën e Enverit', reagon ashpër
Sulmet me molotov në 'Vilën e Enverit'

Ambasada e Francës në Shqipëri ka reaguar pas hedhjes së molotovëve në ish-rezidencën e diktatorit Enver Hoxha, gjatë protestës së organizuar nga Partia Demokratike e Shqipërisë.

Në një deklaratë zyrtare, përfaqësia diplomatike dënon ashpër aktet e dhunës, duke theksuar se ngjarjet e mbrëmjes së djeshme arritën një nivel të papranueshëm me sulmin ndaj “Vila 31 – Fondacioni Art Explora”.

Prej vitit 2025, Vila 31 funksionon si rezidencë për artistë ndërkombëtarë dhe administrohet nga një fondacion francez, me synimin për të nxitur shkëmbimet kulturore dhe për të forcuar lidhjet mes Shqipërisë dhe vendeve të tje

"Ne dënojmë me forcë aktet e dhunës që mbrëmë arritën një nivel të papranueshëm me sulmin ndaj Vila 31 – Fondacioni Art Explora. Vila 31 është që nga viti 2025 një rezidencë për artistë ndërkombëtarë, e menaxhuar nga një fondacion francez . Qëllimi i saj është të nxisë shkëmbimet kulturore dhe të shërbejë si urë lidhëse mes Shqipërisë dhe pjesës tjetër të Evropës. Organizatorët nuk mund ta injoronin këtë fakt. Vënia në rrezik e rezidentëve dhe dëmet e shkaktuara janë të patolerueshme. E drejta për të protestuar nuk është e pajtueshme me asnjë formë dhune. U bëjmë thirrje organizatorëve të tregojnë përgjegjësi", thuhet në reagimin e ambasadës.

Ambasada nënvizon se e drejta për të protestuar është legjitime, por thekson se ajo nuk mund të përputhet me forma dhune, duke u bërë thirrje organizatorëve të marrin përgjegjësi për zhvillimin e tubimeve. 

sulmet me molotov në \'vilën e enverit\' ambasada franceze

Lini një Përgjigje