Eksperti i sigurisë Ilir Kulla, ka paralajmëruar sanksione ndaj Edi Ramës dhe qeverisë së tij, nëse ai hyn në konflikt me SPAK.
Prokuroria ka kërkuar heqjen e imunitetit të Ballukut dhe ka zëra se Rama mund të tentojë tani të sfidojë SPAK, duke shkuar dhe te ndryshimet ligjore. Kulla tha në “Të Pashoq’ se nëse kjo ndodh, do të ketë sanksione.
“Do të përballet, me të gjitha sanksionet që do t'i vijnë pikërisht për shkak të kësaj punës të cilën ai është i detyruar të bëjë, pra asaj të hapjes së të gjithë kapitujve dhe të pasi një gjë është e qartë që në një pikë të gjithë ndërkombëtarët, përtej Atlantikut, këtej Atlantikut, të gjithë organizmat të cilat Shqipëria merr pjesë ose ka aderuar ose mbështetet, ëh çështja e drejtësisë është çështja kryesore dhe nëse do të kemi një përplasje politike të drejtpërdrejtë mes mazhorancës edhe sistemit të drejtësisë, unë jam i bindur që do të fillojë një histori sanksionesh politike ndaj qeverisë. Dhe nuk mendoj që kjo është një gjë në avantazhin e kryeministrit apo të qeverisë”, tha ai.
Lini një Përgjigje