TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Dhjetor 2025, 20:24

Përplasja e qeverisë me SPAK, Ilir Kulla: Ndërkombëtarët e kanë futur Ramën në fushë të minuar

Shkruar nga Pamfleti

Përplasja e qeverisë me SPAK, Ilir Kulla:

Eksperti i sigurisë Ilir Kulla ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe gjyqësore në vend, duke u ndalur tek kërkesa e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku.

I ftuar në emisionin “Të Pashoq”, Kulla theksoi se kemi të bëjmë me një betejë të hapur mes ekzekutivit dhe sistemit të drejtësisë. Sipas tij, ndërkombëtarët e kanë futur Ramën në një fushë të minuar.

Është ende herët për të folur. Po një gjë është e qartë që gracka në të cilën faktori ndërkombëtar e ka futur qeverisjen në Shqipëri, është një fushë e minuar. Pra, suksesi i qeverisë, që është hapja e gjithë kapitujve, është edhe kërcënimi i gjithë qeverisë, sepse në gjysmën e kapitujve flitet pikërisht për sistemin e drejtësisë. Dhe me të drejtë kryeministri thotë, që nuk ka asnjë vend në botë, në botën demokratike nënkuptojmë, por asnjë vend në botë në të cilën gjykata pezullon një anëtar të Këshillit të Ministrave. Se kështu është e vërteta. Por, sepse në çdo vend tjetër, në rastin e akuzave të rënda që i janë drejtuar numrit dy të qeverisë, ëh, ajo gjë nuk do të kishte shkuar pikërisht sepse do të kishte pasur një veprim politik, i cili është dorëheqja”, tha ai.

 

Lini një Përgjigje