TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Dhjetor 2025, 20:19

“Karriera për vitin 2025”, Unioni i Gazetarëve nderon Artur Zhejin pas vdekjes

Shkruar nga Pamfleti

“Karriera për vitin 2025”, Unioni i Gazetarëve nderon

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka ndarë çmimet vjetore për gazetarët.

Në edicionin e 17 të zhvilluar në Ambasadën Gjermane, juria me në krye Aleksandër Cipën vlerësuan me çmimin “Karriera për vitin 2025”, gazetarin Artur Zhejin

Pas vdekjes Zheji u nderua me motivacionin: “Gazetari që në aktivitetin shumëvjeçar solli një nivel të cilësishëm raportimi si në mediat kombëtare edhe në ato rajonale”.

Të prekur nga ky çmim u shfaqën bashkëshortja e tij si dhe kreu i Parlamentit.

Është një mirënjohje jo vetëm për rolin e rëndësishëm që pati në historinë e gazetarisë shqiptare, por është një vlerësim për përkushtimin, fjalën e lirë, mendimin kritik që pati deri në fund”, u shpreh bashkëshortja e Artur Zhejit, Klodi Zheji.

“Këtë çmim të rëndësishëm jo vetëm për një gazetar, por për një intelektual shqiptar të kulluar. U nda para kohe dhe patjetër krijoi një boshllëk në mendimin intelektual shqiptar, në gazetari, në formësimin e opinionit publik”, tha kryetari i Parlamentit, Niko Peleshi.

Bordi i çmimeve të Unionit shpërndau vlerësime për dhjetëra artikuj në media, ku gazetari i Inside Story dhe Top Story, Eraldo Harlicaj u shpall “reporteri i vitit” për raportimin këmbëngulës me ndikim në çështjen e Martin Canit.

“Fakti që ka pasur presion pozitiv ndaj autoriteteve, më bën të ndihem mirë”, u shpreh Eraldo Harlicaj.

Aktiviteti u zhvillua në prani të personaliteteve dhe punonjësve të medias jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga rajoni.

Lini një Përgjigje