Në ambientet e universitetit janë ende prokurorët dhe punonjësit e policisë, të cilët po sekuestrojnë dokumentacionin. Policia nuk ka dhënë ende një njoftim zyrtar për këtë rast.
Një operacion policor është zhvilluar ditën e sotme në universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, ku janë ndaluar disa pedagogë.
Pedagogët e ndalaur nga policia dhe prokuroria e Elbasanit janë të Fakultetit të Ciklit të Ulët, që akuzohen për korrupsion aktiv dhe pasiv me disa studentë të këtij fakulteti, të cilët në këmbim të kalimit në lëndët ngelëse në muajin shtator kanë paguar pedagogët.
Rasti është ndjekur fillimisht nga një emision investigativ dhe më pas në ketë çështje ka hyrë policia dhe prokuroria e Elbasanit, duke nxjerrë masa ndalimi për 5 profesorë dhe një sekser.
Me urdhër të prokurorit Xheljan Seferi, po hetohen 7 pedagogë të Shkencave të Edukimit. Ndaj tyre është marrë masa detyrim paraqitje për korrupsion pasiv.
Ndërkohë sipas burimeve, pedagogët janë pezulluar nga detyra.
Emrat e pedagogëve pezulluar;
1. Ornela Bilali, Lënda: Arti dhe krijimtaria në fëmijërinë e hershme.
2. Zyhra Gripshi, Lënda: Puna me familjen dhe komunitetin.
3. Adrian Shingjergji, Lënda: Edukimi motorrik dhe lojërat lëvizore.
4. Beatriçe Gani, Lënda: Të mësuarit nëpërmjet lojës.
5. Edlira Gugu, Lënda: Letërsi për fëmijë.
6. Florinda Tarusha, Lënda: Filozofi e edukimit.
7. Monika Hodaj, Lënda: Edukim gjinor ne fëmijërinë e hershme.
Në ambientet e universitetit janë ende prokurorët dhe punonjësit e policisë, të cilët po sekuestrojnë dokumentacionin. Policia nuk ka dhënë ende një njoftim zyrtar për këtë rast.
Lini një Përgjigje