Gazetari Bledian Koka ka reaguar ndaj kryeministrit Edi Rama i cili doli me një version tjetër për avionin e tij personal, që thotë se ky u kushton miliona euro shqiptarëve në vit.
'2 vite rrena për çarterin!
1. Edi Rama doli të enjten mbrëma me një tjetër version për çarterin personal. Por dy vjet më parë ai mbushi dynjanë me përrallen se çarteri nuk kushtonte asnjë lek në paratë e shqiptarëve se ishte promocion! Do të mjaftonin këto dy deklarata që SPAK të niste hetimet për këtë aferë të qelbur abuzimi me paratë tona.
2. Po për çfarë i duhet avioni personal nje kryeministri kur pensionistët e vendit të tij e kanë mesatarisht pensionin 150 euro? Çfarë urgjence ka ky njeri dhe çfarë pune bën për interesin e shqiptareve me tajare personale? Për cilët kryeministra të rajonit e ka fjalën ky, për atë të Greqisë apo atë të Kroacisë? Sa katil duhet të jesh që me paratë e një populli të vuajtur, t’i rezervosh vetes një avion personal? Sa pis njeri duhet të katandisesh që të flasësh për avion personal në një vend ku ka akoma familje që nuk mbushin barkun me bukë?
P.S... për ju që e dëgjoni a nuk iu dhimbset sadopak vetja?', shkruan Koka në reagimin e tij.
Lini një Përgjigje