TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Prill 2026, 16:40

"Paguaj gjobën e makinës"/ Vijojnë mashtrimet në emër të e-Albania, pavarësisht thirrjeve të policisë

Shkruar nga Pamfleti

"Paguaj gjobën e makinës"/ Vijojnë mashtrimet në

Fenomeni i mashtrimeve online që përdorin emrin e platformës qeveritare e-Albania është rikthyer sërish, duke ngritur shqetësimin e qytetarëve.

Raportime të shumta tregojnë se përdoruesit po marrin mesazhe të rreme, të cilat paraqiten si njoftime zyrtare për pagesa gjobash të automjeteve.

Këto mesazhe përmbajnë linqe të rreme, të cilat i drejtojnë qytetarët drejt faqeve që imitojnë platformën zyrtare. Qëllimi i tyre është vjedhja e të dhënave personale dhe bankare të përdoruesve që bien pre e mashtrimit. Bëhet me dije, se mesazhet shpërndahen nga numra të huaj, në shumë raste me prefikse ndërkombëtare, çka shton dyshimet për një aktivitet të organizuar jashtë vendit.

Specialistët e sigurisë online këshillojnë qytetarët të tregojnë kujdes maksimal dhe të mos klikojnë në linqe të panjohura. Verifikimi i çdo njoftimi duhet të bëhet vetëm përmes kanaleve zyrtare të e-Albania. 

Ndërkohë, mbetet e paqartë shkalla e përhapjes së këtij mashtrimi dhe nëse ka persona të dëmtuar financiarisht. Pavarësisht paralajmërimeve të vazhdueshme nga policia dhe thirrjeve për kujdes, mashtrimet online vijojnë të përhapen.

"Paguaj gjobën e makinës"/ Vijojnë mashtrimet në

Ndërkohë, ka reaguar edhe Policia e Shtetit lidhur me rritjen e rasteve të mashtrimeve online (phishing), duke paralajmëruar qytetarët për mesazhe të rreme që dërgohen në emër të institucioneve publike, si Posta Shqiptare apo platforma të ngjashme me e-Albania.

Autoritetet theksojnë se kjo është një skemë e përhapur globalisht dhe jo një fenomen i izoluar. Policia u bën thirrje qytetarëve të mos klikojnë në linqe të dyshimta, të mos japin të dhëna sensitive dhe të verifikojnë çdo informacion vetëm në kanalet zyrtare. Çdo rast i dyshimtë duhet të raportohet pranë organeve kompetente.

1 Komente

  1. T
    Tony

    Nuk lame pisllek pa marre nga bota, mashtrimi, firma piramidale, prostucioni, droga, kazinot, gjobat vjedhacake, etj.

    Lini një Përgjigje