TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Prill 2026, 16:07

U dënua me 1 vit burg për korrupsion zgjedhor, Edison Memolla kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë!

Shkruar nga Pamfleti
U dënua me 1 vit burg për korrupsion zgjedhor, Edison Memolla
Ish-kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla

Ish-kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, i dënuar me 1 vit burg për korrupsion zgjedhor ka bërë rekurs në Gjykatës së Lartë, ku ka kërkuar prishjen e vendimit të dhënë nga Apeli i Posaçëm. Si relator i rekursit të Memollës është përcaktuar Genti Shala.

Pas shpalljes së vendimit nga Gjykata e Posaçme e Apelit, Memolla u vetëdorëzua në polici dhe më pas u transferua në institucionin e vuajtjes së dënimit në Rrogozhinë, ku po kryen aktualisht dënimin e tij. Si pasojë e arrestimit, drejtimi i bashkisë është marrë përkohësisht nga një kryetar i komanduar.

Hetimet ndaj tij nisën pas publikimit të një audio-përgjimi, në të cilin Memolla, në atë kohë kandidat për kryetar bashkie, dëgjohej duke ndërhyrë tek një punonjës i OSHEE-së për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor.

Gjithashtu gjykata i ka hequr Memollës të drejtën për të ushtruar funksione publike për 5 vite. Bashkë me të u arrestuan edhe dy bashkëpunëtorët e tij, Blerim Xhamani, 48 vjeç, dhe Ndriçim Tafgjata, 54 vjeç, të tre banues në Rrogozhinë.

Me 1 vit burg është dënuar edhe Blerim Xhamani për “korrupsion aktiv në zgjedhje” dhe “falsifikim dokumentesh”, të kryera në bashkëpunim. Ndriçim Tafgjata është dënuar po ashtu me 1 vit burg për “korrupsion aktiv në zgjedhje”.

Ndërsa Isuf Tosku, i akuzuar për “falsifikim dokumentesh”, është dënuar me 8 muaj burg, por dënimi i tij është pezulluar dhe është vendosur në shërbim prove për 1 vit e 4 muaj.

Hetimet ndaj Memollës nisën pas publikimit në media të një audio-përgjimi, ku sipas Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ai dëgjohej duke ndërhyrë tek një punonjës i OSHEE-së për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor, me qëllim që të siguronte votën e saj në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit 2022.

Në atë kohë, Memolla kandidonte për kryetar bashkie nën siglën e Partisë Socialiste.

SPAK përfundoi hetimet për këtë çështje më 2 nëntor 2023, ndërsa tashmë, me vendimin e formës së prerë, dënimi ka hyrë në fuqi.

edison memolla spak korrupsion burg

Lini një Përgjigje