TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Prill 2026, 13:54

Operacioni i SPAK ndaj Call Center-ave, shpallen në kërkim pronarët; kontrolle edhe në banesën e efektivit 

Shkruar nga Pamfleti

Operacioni i SPAK ndaj Call Center-ave, shpallen në kërkim

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me operacionin e zhvilluar nga SPAK në bashkëpunim me autoritetet franceze në Tiranë, për goditjen e Call Center-ave.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se janë shpallur në kërkim pronarët e Call Center-it, ndërsa gjatë kontrollit janë gjetur shumë kompjutera, telefonë, dokumente me të dhëna operatorësh, si dhe të dhëna në lidhje me viktimat e huaja që kanë rënë pre e mashtrimeve.

Sa i përket punonjësit të policisë së shoqëruar, mësohet se ai ishte punonjës në komisariatin nr. 1 në kryeqytet. Atij i është marrë telefoni si dhe është kryer kontroll në banesën e tij. 

Aksioni u në zonën pranë shkollës “Sami Frashëri”, ndërsa mësohet se operacioni u realizua në bashkëpunim me autoritetet franceze.

Gjatë ndërhyrjes është shoqëruar një punonjës policie, ndërsa aktualisht mungon një reagim zyrtar nga institucionet për detaje të mëtejshme.

Ky zhvillim vjen pas një serie operacionesh të fundit kundër Call Center-ave në vend. Vetëm pak ditë më parë, Policia e Shtetit goditi një rrjet mashtrimi që dyshohet se u ka marrë qytetarëve europianë rreth 50 milionë euro, ku u arrestuan 10 persona dhe 4 të tjerë u shpallën në kërkim.

Ndërkohë, edhe në një tjetër aksion të mëhershëm të SPAK, u arrestuan 8 persona dhe 3 të tjerë u shpallën në kërkim, duke treguar një intensifikim të hetimeve ndaj kësaj veprimtarie.

 

spak operacion ndaj call cenetrave

Lini një Përgjigje