TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Prill 2026, 13:02

Riaktivizohet zjarri në landfillin e Bushatit, flakët dalin jashtë kontrollit

Shkruar nga Pamfleti

Riaktivizohet zjarri në landfillin e Bushatit, flakët dalin

Zjarri në landfillin e Bushatit është riaktivizuar sërish, edhe pse në zonë kanë rënë reshje shiu që pritej të ndihmonin në shuarjen e flakëve.

Situata u duk përkohësisht nën kontroll, por flakët janë rikthyer gjatë mbrëmjes së kaluar.

“U duk sikur zjarri ishte shuar, por jo, pasi mbrëmjen e shkuar është riaktivizuar. Vijon puna nga forcat zjarrfikëse dhe mjetet e tonazhit të rëndë për të izoluar flakët”, raportoi gazetari për "TCH".

Aktualisht, në terren po operojnë forcat zjarrfikëse, të cilat po ndërhyjnë me ujë për shuarjen e zjarrit, ndërsa mjetet e rënda po hedhin dhé për izolimin e vatrave aktive.

Zjarri në këtë venddepozitim mbetjesh ka nisur që prej datës 19 prill dhe vazhdon të mbetet problematik, pavarësisht përpjekjeve për vënien nën kontroll.

Lini një Përgjigje