Mbi 1.05 miliardë lekë (gati 10.6 milionë euro me kursin aktual), dhe mbi 470 mijë euro, janë paguar nga disa kompani, në llogaritë e kompanisë ‘EA Solution’ të Ergys Agasit, përfshirë dhe gati 1 milion euro verëra të shtrenjta. Pagesat janë bërë formalisht për shërbime të ndryshme, por siç rezulton nga hetimet, ato ishin në të vërtetë shpërblim i dhënë për fitimin e tenderëve të AKSHI-t, falë lidhjeve të ngushta që Agasi kishte, sipas SPAK, me drejtoreshën e këtij institucioni Mirlinda Karçanaj, dorëhequr pas marrjes së saj si e pandehur.
Dosja e AKSHI-t, në muajin shkurt të këtij viti, me 4 emra të tjerë personash që janë përfshirë në listën e të hetuarve. Konkretisht ish-nëndrejtori Daniel Shima, Arjola Koromani, administratorja e kompanisë ‘Soft&Solution’, në pronësi të Ermal Beqirit, krahut të djathtë të Ergys Agasit, si edhe Gentian Likaj dhe Emirton Suli. Përveç tyre edhe 7 kompani të lidhura me tenderët e AKSHI-t. Akuzat janë ato të “Shkelje e barazisë në tenderë” e kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Lidhur me të ardhurat e paligjshme të përfituara në formë korruptive nga e hetuara Mirlinda Karçanaj, ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova, të cilat të analizuara në harmoni me njëra-tjetrën bëjnë të besohet fakti se ajo ka përfituar nga shtetasi Daniel Shima vlerën prej 200.000 (dyqind mijë) euro në mënyrë indirekte nga shtetasja Arjola Koromani (nëpërmjet shtetasit Daniel Shima).
Në disa raste ka marrë “kuti vere” të mbushura me kartëmonedha euro të prerjeve 100, 200 dhe 500, shkruan Ora News.
Si dhe ka përfituar nga persona të tjerë të lidhur me shtetasit Ermal Beqiri dhe Ergys Agasi.
Ku përmendim blerjen e tre pasurive të paluajtshme, dy në Tiranë dhe një në Qerret, me qëllim favorizimin e shoqërisë “Soft & Solution” apo dhe kompanive të tjera në procedurat e prokurimit të zhvilluara nga institucioni që ajo drejtonte (AKSHI).
Lini një Përgjigje