TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Qershor 2023, 21:35

"Policia sjellje kriminale", MEK thirrje SHBA-së: Reagoni, dolët garant për sigurinë tonë!

Shkruar nga Pamfleti
"Policia sjellje kriminale", MEK thirrje SHBA-së: Reagoni,
Foto nga operacioni i sotëm i policisë

Organizata e muxhahedinëve iranianë ka kërkuar një reagim nga SHBA mbi atë që ndodhi sot në kampin e tyre. Policia zhvilloi një aksion me argumentin se aty kishte baza për sulme kibernetike, por pati tensione dhe përplasje.

Në deklaratën e ndarë për mediat, MEK i bën thirrje SHBA dhe Kombeve të Bashkuara të dënojnë kontrollin brenda kampit, pasi ato kanë dalë garant për sigurinë e tyre.

Rezistenca iraniane kërkon që SHBA, qeveria dhe Kombet e Bashkuara, të cilat kanë garantuar sigurinë dhe mirëqenien e banorëve të Ashrafit në mënyrë të përsëritur, të dënojnë këtë sjellje kriminale dhe barbare dhe të japin garancitë e nevojshme për të parandaluar këto lloj sjelljesh të jashtëligjshme që shkelin në mënyrë flagrante shumë traktate ndërkombëtare, duke përfshirë Konventën për Statusin e Refugjatëve, Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Bashkimi Evropian, për anëtarësimin e të cilit Shqipëria ka aplikuar, duhet të dënojë këtë sulm brutal dhe të kërkojë llogari nga qeveria shqiptare për këtë sjellje”, thuhet në deklaratë.

Operacioni nisi në mëngjes nga policia, por më pas pati konfrontim dhe tension. SPAK kishte lëshuar urdhër kontrolli, pasi në kuadër të një hetimi mbi një grup terrorit, ishte zbuluar se anëtarë të MEK kryenin sulme kibernetike.

Gjatë operacionit muxhahedinët nuk lejuan policinë të kryente operacionin, ndërsa nga imazhet e publikuara nga vetë forcat e rendit, shihet që ata shkatërruan dokumente dhe tentuan të digjnin serverat e kompjuterave.

Janë sekuestruar 96 njësi kompjuterike, 46 laptopë, karta memorie që tentuan të asgjësoheshin me djegie nga anëtarët e MEK. Gjatë kohës që kryenim veprimet, drejtues të MEK më kanë bërë me dije se në qendrën e tyre të emergjencës ndodhej një banor që kishte ndërruar jetë. Ju sigurojmë që pas daljes së ekspertizës mjekoligjore do të nxirrni konkluzionin tuaj. Vendimi i GJKKO vjen si pasojë e veprimeve që bien ndesh me marrëveshjen e firmosur nga MEK me qeverinë shqiptare”, tha në një konferencë për mediat kreu i policisë Muhamet Rrumbullaku.

mek shba

Lini një Përgjigje