TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Dhjetor 2025, 21:50

"Nuk zbatuan porositë e amerikanëve", Karamuço zbulon se ku gabuan sot 4 kandidatët për kreun e SPAK

Shkruar nga Pamfleti

"Nuk zbatuan porositë e amerikanëve", Karamuço zbulon

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka zbuluar se ku gabuan sot 4 kandidatët për kreun e SPAK. Sot seanca dëgjimore mori shumë kritika, sidomos sa i takon pyetje që bënte njëra prej anëtareve, e cila i pyeti të gjithë që si do të vepronin nëse ajo do u shkonte në zyrë dhe do u kërkonte një nder.

Në “Top Story”, Grida Duma deklaroi se vetë amerikanët në trajnimet që bëjnë këshillojnë të bëhen të tilla pyetje. Por sipas Karamuços, prokurorët nuk u përgjigjën siç këshillojnë amerikanët.

Ata harruan të deklaronin atë që ja u mësojnë amerikanët në çdo trajnim. Të thoshin që këtë ndërhyrje që më kërkon ti unë duhet ta raportoj. Këtu gabuan të gjithë këta. Nuk e thanë sepse ligji të detyron ta raportosh. Dumani e ka pasur në majë të gjuhës kur i është kërkuar informacion  dhe thoshte stop, nuk ma lejon ligji. Braho bëri mirë që e nxorri atë gotë se nuk pihet me shishe në institucion. Nuk e di pse nuk kishin vënë një gotë”, tha ai.

Lini një Përgjigje