TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Maj 2023, 19:26

Nuk shkojnë poshtë 500 mijë eurove/Sekretare dhe pastruese me të njëjtën dorë

Shkruar nga Aida Topalli

Nuk shkojnë poshtë 500 mijë eurove/Sekretare dhe pastruese me

Pastrueset dhe punonjëset e administratës në vendin tonë, duket se janë ‘infektuar’ nga të bërit para me çfarëdolloj forme. 4 të arrestuara, që kanë përfituar shuma që i kalojnë të 500 milionët e eurove.

Viti 2023 do të niste ‘vrullshëm’. Ish-Sekretarja e ish-zëvendës Kryeministrit, Arben Ahmetaj, kallëzoi në komisariatin e policisë nr.2 në kryeqytet, humbjen e një shifre të konsiderueshme parash, të cilat i kishte në banesën e saj. Gjithashtu, ajo kallëzoi edhe vjedhjen e sendeve me vlerë, rroba firmato, bizhu e florinj. Si të dyshuar kryesore, ajo etiketoi pastruesen Rozeta Dobi.

Nga kqyrja e kamerave të sigurisë, bërë nga grupi hetimor, menjëherë pas kallëzimit të Klosit, rezultoi që Rozeta Dobi, në bashkëpunim me djalin e saj, Havier Dobi, të kishin marrë shumën e  parave nga banesa që pastronte, dhe t’i kishin dërguar në shtëpinë e tyre, duke përdorur një automjet. Kështu, blutë e Tiranës prangosën nënë e bir. Gjatë kontrollit të bërë në shtëpinë e familjes Dobi, u bë e mundur gjetja e një shifre parash. Ndërkohë, në vijim të hetimeve, nënë e bir u lanë bashkë në ambientet e paraburgimit, por sigurisht të monitoruar nga përgjuesit ambjentalë.

Gjatë qëndrimit të tyre në qeli së bashku, ata folën për të tjera para të fshehta, dhe për vendet ku i kishin vendosur. Pikërisht në aspirator.

Por ku i kishte marrë këto para Alda Klosi, një ish zyrtare e shtetit shqiptar?

Në deklaratën e saj të parë, ajo kishte treguar se ato para janë të xhaxhait të tij që jeton në Amerikë. Më pas, deklarata ndryshoi, duke thënë para grupit hetimor, se ishin mbledhur për kurimin e një familjari, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë. Më vonë, rezultoi që asnjë nga këto deklarime nuk ishin të vërteta.

Rozeta Dobi, pastruesja e vënë në pranga, u kthye në të penduarën e drejtësisë, duke nxjerrë në pah edhe disa të vërteta të Alda Klosit. Kështu, me urdhër të Gjykatës, Alda Klosi u arrestua, për veprën penale ‘Pastrim Parash’. Ajo vijon të jetë në qeli, bashkë me Rozeta Dobin dhe djalin e saj, Havier Dobi. Teksa hetimet deri në zbardhjen e plotë të të vërtetës, vijojnë.

Pa kaluar shumë kohë, një tjetër zyrtare, Erisa Fero, do të arrestohej në një operacion Anti-Drogë, duke transportuar lëndë narkotike, në drejtim të qytetit të Korçës.

Ndërsa sot, Policia e Shtetit, njoftoi për arrestimin e një tjetër punonjëse të Administratës Publike. Bëhet fjalë për ish punonjësen e bankës së Shqipërisë, dhe aktualisht sekretare e Blerina Gjylametit, Milena Deraj. Përmes mashtrimit, ajo kishte përvetësuar shifrën prej 570 mijë eurosh.

Shifra marramendëse, personazhesh që në fakt, duhet të jenë korrektë dhe të rregullt me ligjin. Tre zyrtare me 500 k… Pastrueset dhe punonjëset e shtetit, duket se e paskan dorën e rëndë.

topalli sekretare arrestime pastruese

Lini një Përgjigje