TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Maj 2023, 12:22

“Rama do protagonizëm”, Andoni: Prishtina e Tirana rivalizojnë njëra-tjetrën!

Shkruar nga Pamfleti
“Rama do protagonizëm”, Andoni: Prishtina e Tirana
Ben Andoni

Analisti Ben Andoni është shprehur se Kosova e Shqipëria kanë një dualizëm të frikshëm. Andoni tha se Tirana e Prishtina po rivalizojnë njëra-tjetrën dhe për këtë fajësoi kryeministrin Edi Rama.

Më tej, ai nënvizoi se nëse nuk bëhet një lloj projeksioni ideologjik kombëtar, dy vendet do ta kenë shumë të vështirë.

Po ta shikoni me kujdes botën serbe, të gjithë projeksionet shkojnë drejt kryeqytetit, drejt Beogradit. Duan apo s’duan, përveç Republikës Sërpska ku Dodik bën një lloj karshillëku me Beogradin, të gjithë hapësirat e tjera i kanë sytë nga Beogradi. Ne kemi një dualizëm shumë të frikshëm. Prishtina dhe Tirana po rivalizojnë njëra-tjetrën. Nëse do të vazhdojë ky protagonizëm pafund i Ramës e nëse nuk bëhet një projeksion ideologjik kombëtar për një lloj shqiptarizmi, ne do e kemi shumë të vështirë”- tha ai për Euronews.

 

ben andoni

Lini një Përgjigje