TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Maj 2023, 14:55

Nga hapja e dosjes së Metës, te batërdia me tenderët dhe hetimi i pushtetarëve, PE miraton rezolutën për Shqipërinë

Shkruar nga Pamfleti

Nga hapja e dosjes së Metës, te batërdia me tenderët dhe

Në draftin e miratuar, për herë të parë kërkohet që të hapen dosjet e Sigurimit. Autoriteti i Dosjeve ka hedhur në kosh dosjen për Metën, por në rezolutën e hartuar nga reporterja Isabel Santos kërkohet që të zbardhet e shkuara komuniste...

Komiteti i Punëve të Jashtme në Parlamentin Europina ka miratuar rezolutën për Shqipërinë, duke kërkuar marrjen e masave për luftën kundër korrupsionit, për abuzimet me tenderët si dhe hapjen e dosjeve të Sigurimit.

Në rezolutën e miratuar 53 vota pro, 3 kundër dhe 1 abstenim, eurodeputetët e Komisionit të Punëve të Jashtme përshëndesin angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për integrimin në BE, duke vënë në dukje se ai është një reflektim i konsensusit mes partive politike dhe i mbështetjes dërrmuese mes qytetarëve.

Aferat me tenderat, pasaportat e arta dhe amnistia fiskla shihen me shumë skepticizëm nga Brukseli. Reporterja për Shqipërinë, Isabel Santos ka hartuar një rezolutë për vendin tonë, e cila është mjaft kritike.

PE shpreh shqetësimin në lidhje me aspektet e projektligjit për amnistinë fiskale dhe skemën e propozuar të pasaportave në shkëmbim të investimeve dhe i konsideron këto skema të papajtueshme me normat e BE-së dhe politikën e vizave”, thuhet në rezolutë.

Kritika ka dhe sa i takon skemës së tenderimeve dhe koncesioneve. Duket se mesazhi shkon për aferën me Portin e Durrësit. “PE thekson detyrimin e autoriteteve për transparencë dhe garë në prokurimet publike, kontratat e qeverisë, privatizimet, ndihmën shtetërore dhe procedurat koncesionare”, thuhet në raport.

Nuk mbetet pas as liria e medias. Në këtë aspekt i është dhënë një goditje e fortë qeverisë, pasi sipas BE politika ndërhyn në media.

Po ashtu PE kërkon të luftohet korrupsioni deri në nivelet e larta. “PE vë në dukje progresin e vazhdueshëm dhe pret përmirësime sistematike në parandalimin, hetimin proaktiv, ndjekjen penale dhe dënimeve përfundimtare jo selektive për rastet që përfshijnë korrupsionin dhe krimin e organizuar”, thuhet më tej.

Por në draftin e miratuar, për herë të parë kërkohet që të hapen dosjet e Sigurimit. Autoriteti i Dosjeve ka hedhur në kosh dosjen për Metën, por në rezolutën e hartuar nga reporterja Isabel Santos kërkohet që të zbardhet e shkuara komuniste. “Komisioni për Punët e Jashtme rikujton nevojën për të përfunduar procesin e deklasifikimit të dosjeve të kohës së komunizmit dhe duke i bërë ato të aksesueshme për studiuesit dhe publikun e gjerë me qëllim të avancimit të drejtësisë dhe pajtimit”, thuhet në rezolutë.

Ligji i miratuar me dakordësi nga të dyja palët, mundëson hapjen e dosjeve për të gjithë, por ai që preket i pari është Ilir Meta. Ai dyshohet se ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit, pasi ka spiunuar një shok të tijin në fakultet, i cili donte të arratisjen jashtë vendit. /Pamfleti

pe rezoluta

Lini një Përgjigje