TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Maj 2023, 16:44

Gjyqi me Becchetti-n/ Asetet e Albcontroll mbeten të ngrira, bllokohen 65 mln euro

Shkruar nga Pamfleti

Gjyqi me Becchetti-n/ Asetet e Albcontroll mbeten të ngrira, bllokohen 65

Këmbëngulja e qeverisë shqiptare për të mos paguar Francesco për humbjen e gjyqit në Arbtirazh duket se po godasin Albcontrollin.  

Revista e Arbitrazhit Global’ i ka bërë jehonë vendimit të një gjykate apeli në Bruksel për të mbajtur në fuqi bllokimin e aseteve të Albcontrol për llogari të biznesmenit italian, Françesko Beketi.

Në shkrim thuhet se vendimi është marrë më 15 maj, pasi Eurocontrol kishte bërë një apelim ndaj vendimit për të bllokuar pasuritë e Albcontrol për shkak se biznesmeni italian ka fituar një arbitrazh ndaj qeverisë shqiptare me vlerë 110 milionë euro.

Eurocontrol kishte kërkuar që Albcontrol të shkëputej nga shteti shqiptar, por gjykata theksoi se kjo është absurde, pasi çdo marrëveshje është bërë me Shqipërinë. Pra milionat e Albcontrol-it do të shkojnë për llogari të Beketit. Por nuk ndalet me kaq, sipas portalit, rreth 65 milionë euro të Shqipërisë janë bllokuar nga Beketi për shkak të gjobës kolosale.

Pra duket se fondet që shkojnë te Albcontroll do i marrë biznesmenin, vetëm se qeveria nuk pranon të paguajë.

 

beketi gjyqi

Lini një Përgjigje