
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë Alastair King-Smith, ishte i mandatuari për të negociuar me qeverinë shqiptare marrëveshjen e transferimin të burgosurve shqiptarë nga burgjet angleze në ato shqiptare.
Në një intervistë ambasadori Alastair King-Smith tregoi se si u arrit kjo marrëveshje.
“Kjo marrëveshje ka një numër elementësh, por në thelb, Qeveria Britanike po garanton mbi 14 milionë euro për Shqipërinë, për të përballuar koston e transferimeve të të burgosurve, por gjithashtu për të modernizuar shërbimin e burgjeve në Shqipëri.
Kjo do të thotë se po merret ekspertiza më e mirë britanike, e cila siguron standarde më të larta për burgjet shqiptare, por nga ana tjetër, duke u siguruar që kjo marrëveshje do të implementohet në mënyrë efektive. Burgjet britanike janë të tej mbushur, burgjet shqiptare janë të tej mbushur, e vetmja mënyrë për ta bërë këtë është nëse bashkëpunojmë që ta çojmë përpara marrëveshjen”, tha ai për “TCH”.
Lini një Përgjigje