
Kësaj radhe këngëtari është vënë në dispozicion të Ramës dhe mësohet se do të jetë pjesë e takimit që kryeministrit do të zhvillojë në Athinë më 12 maj.
Në vendin tonë është bërë e udhës, që ‘VIP-at’ t’iu ‘lëpihen’ politikanëve me qëllim përftimin e favoreve të ndryshme në bizneset apo profesionin që ata zhvillojnë.
Një ndër ta është edhe reperi Noizy, i cili prej kohësh është kthyer në një ‘lolo’ të socialistëve, të cilin e përdorin si “tellall” për të mbledhur njerëzit në organizimet, tubimet dhe festat që ata zhvillojnë. Kësaj radhe këngëtari është vënë në dispozicion të Ramës dhe mësohet se do të jetë pjesë e takimit që kryeministrit do të zhvillojë në Athinë më 12 maj.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtari në rrjetin e tij social “Instagram”. Mesa duket, mungesa e pjesëmarrësve ka detyruar Ramën që të nxjerrë nga xhepi “lolon”, me shpresën për të tërhequr ndonjë nga fansat e këtij të fundit në Greqi.

Këngëtari është parë shpesh të dali dhe të japë mesazhe në favor të pushtetit, me qëllim që ndikojë sadopak në audiencën që ai ka.
Një nga rastet e para ishte protesta e studentëve në 2018, ku Noizy u pozicionua krah Ramës dhe ju bëri thirrje studentëve që t’i ndalin tubimet dhe të dialogojnë me kryeministrin. Pas këtij postimi, me qindra studentë dhe njerëz që mbështesnin protestën “vërshuan” në komente negative duke e cilësuar reperin “servil”.
Gjithashtu, Noizy njihet për raportin e tij të ngushtë me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj dhe favoret që ka përfituar nga ky i fundit. Pothuajse në çdo fushatë, apo spot elektoral që Veliaj ka bërë vitet e fundit, Noizy si një ‘lolo’ i devotshëm ka qenë prezent.
Lini një Përgjigje