
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka analizuar vdekjen nga mbidoza të dy ukrainaseve në Tiranë, 25 dhe 40 vjeç.
Karamuço tha se dyshohet se këto vajza të jenë të përfshirë në një rrjet prostitucioni. Ai u shpreh se një prej arsyeve që mund të ishin përdoruese të lëndëve narkotike, është trauma e madhe psikologjike që kanë nga lufta, duke e gjetur si mënyrë për tu qetësuar.
Ai theksoi se do të duhet që kjo çështje të zbardhet e plotë dhe të mblidhen të gjitha informacionet për të hedhur dritë lidhur me vdekjen e dy shtetaseve nga Ukraina.
“Janë njerëz që vijnë nga lufta me trauma të mëdha psikologjike dhe që duan t’i kalojnë edhe me lëndë narkotike për t’u qetësuar. Nuk ia dalin mbanë të gjejnë dhe atëherë nisin me ilaçe qetësues. Për të dalë në një përgjigje më të saktë duhet të presim analizat toksikologjike për të thënë se kush është shkaku u vdekjes. A kanë pasur qëllim për t’u përfshirë në prostitucion, kjo është një çështje që do të marrë shumë pak kohë nga hetimet sepse do të mblidhen të gjitha informacionet.
Duhet të kujtojmë që kemi pasur një bazë prostitucioni në Durrës, një tjetër në Tiranë, dhe së fundmi kemi një shtëpi ku dy vajzë humbën jetën. Megjithatë për këtë ngjarje duhet të flasë Policia e Shtetit. Ne e kemi thënë që me rritjen e numrit të turistëve në Shqipëri ata vijnë edhe për të pasur kontakte me punonjëse seksi. Është rritur dhe futur një treg nga Amerikan Latina por edhe nga vendet e lindjes, ku vajzat bëhet pjesë e rrjetit të prostitucionit”, tha Karamuço për AbcNews.
Lini një Përgjigje