TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Mars 2024, 13:03

Nis seanca për “21 janarin”, mbërrijnë në Gjykatën e Lartë familjarët e Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës

Shkruar nga Pamfleti

Nis seanca për “21 janarin”, mbërrijnë në

Ditën e sotme do të mbahet seanca gjyqësore publike në lidhje me “21 janarin”.

Në seancën që do të mbahet në orën 13:00, Gjykata e Lartë do të vendosë se cila prokurori do ta hetojë çështjen, SPAK apo prokuroria e Tiranës.

Të pranishëm në sallë do të jenë edhe Mark Nika xhaxhai i Aleks Nikës dhe Rajmonda Nika e veja e Aleks Nikës, të cilët sapo kanë mbërritur në Gjykatën e Lartë.

Në ambient sapo kanë mbërritur edhe vëllezërit e Hekuran Dedës.

Ndërkohë do të jetë Prokurori i SPAK Alfred Shehi, ai që do të përfaqësoje organin e akuzës.

Kërkesa e familjes Nika ka përfunduar në Gjykatën e Lartë pasi Gjykata e Posaçme GJKKO dhe Apeli i kësaj gjykate e rrëzuan. Familjarët e protestuesit të vrarë kërkojnë që Gjykata e Lartë të prishë dy vendimet e marra nga dy shkallët e tjera të gjyqësorit dhe të urdhërojë Prokurorin e Posaçme të regjistrojë procedimin penal.

Lini një Përgjigje