TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Mars 2024, 11:24

Reshje bore në veri të vendit, si paraqitet situata në aksin Bogë-Theth

Shkruar nga Pamfleti

Reshje bore në veri të vendit, si paraqitet situata në aksin

Moti i keq ka përfshirë gjithë vendin. Teksa në disa qytete të Shqipërisë bien reshje shiu, veriun e vendit e kanë mbuluar reshjet e borës.

Reshjet e borës po vijojnë në aksin Bogë-Theth në lartësitë mbi 1200 m. Ndërkohë një borëpastruese vijon punën për pastrimin e rrugës.

Raportohet se në zona më të ulëta ka rënie gurësh dhe inertesh. Po ashtu, në aksin Tamarë-Vermosh kanë filluar reshjet e borës, por pa krijuar probleme në rrugë.

Ndërkohë në aksin rrugor Boboshticë-Dardhë ka prezencë të reshjeve të dëborës, reshjet kanë nisur gjatë mëngjesit të sotëm dhe aktualisht janë duke rënë ende.

Mësohet se trashësia ka shkuar deri në 5 cm, ndërsa kontraktorët janë në terren për çdo situatë të krijuar nga moti, për pastrim dhe kriposje të rrugëve.

Nuk ka vështirësi në qarkullimin e mjeteve por drejtuesit e mjeteve duhet të ulin shpejtësinë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Në aksin Shtylle-Panarit janë regjistruar reshje të lehta dëbore këtë mëngjes, ndërsa trashësia ka shkuar deri në 2 cm. Ndërkohë, i gjithë qarku i Korçës prej mbrëmjes së djeshme është përfshirë nga reshjet e shiut.

 

Lini një Përgjigje