TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Mars 2024, 09:45

Vrasja e Pëllumb Metës, gazetari zbardh detaje: Djali i vogël i viktimës nuk ka prekur armën, por qesen e saj

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e Pëllumb Metës, gazetari zbardh detaje: Djali i vogël i

Vrasja e Pëllumb Metës pak javë më parë në Durrës, ka marrë rrjedhë tjetër, ku thuhet se janë gjetur gjurmë gishtash të djalit të tij të vogël, Amarildo Meta.

Gazetari Igli Çalmeta , në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, theksoi se gjurmët e gishtave të 22-vjeçarit nuk janë gjetur te pistoleta, por tek qesja me të cilën ishte e futur pistoleta.

Mes tjerash ai theksoi se testi i tre fëmijëve në poligon, nuk mund të vërtetoj se kush ka qenë vrasësi.

“Nuk janë gjetur gjurmë gishtërinjsh te pistoleta, por gjurma e gishtërinjve të djalit të vogël është gjetur te qesja. Kjo është provë e rëndësishme. Nga ajo që kam analizuar, eksperimentit hetimor, nga ajo që kam investiguar, është një eksperiment që nuk vlen. E para, nga informacionet që kam nuk është thënë se vajza ka përdorur armë. Ky eksperiment nuk e vërteton faktin që Hygerta është vrasëse e babait. Nuk është e thënë pse di të përdorësh armën, mund të jesh vrasëse”, tha ai.

 

vrasje pellumb meta gazetari arme

Lini një Përgjigje