TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Qershor 2023, 19:10

Ngushtohet rrethi për Olta Xhaçkën, Gjykata e Lartë ligjëron akuzat për aferën me portin e Sarandës

Shkruar nga Pamfleti
Ngushtohet rrethi për Olta Xhaçkën, Gjykata e Lartë
Olta Xhaçka në SPAK

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi sekuestrimin e Portit të Sarandës....

Gjykata e Lartë ka ligjëruar dosjen e SPAK për aferën me portin e Sarandës. Ministrja Olta Xhaçka ka ngjitur disa herë shkallët e prokurorisë, pasi është paditur se ka privatizuar portin në shkelje të ligjit.

Në kuadër të hetimeve, SPAK bëri sekuestrimin e pronës, por ajo u ankimua nga kompanitë që kanë marrë koncesionin. Çështja shkoi në Gjykatën e Lartë dhe sot kjo e fundit vendosi të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit më 24 shkurt 2023, për vënien nën sekuestro të “Bazës Ndihmëse të Limionit, Sarandë”.

Por kjo do të thotë se gjykata ka ligjëruar akuzat e SPAK dhe rrethi ndaj Olta Xhaçkës ka nisur të ngushtohet.

Deri në vitin 2020, baza detare ka qenë pronë e ushtrisë shqiptare. Por me një VKM të po atij viti, qeveria e dha me qira. Ish-zëvendëskomandanti i Forcës Detare, Artur Meçollari bëri padi në SPAK me argumentin se disponimi lirisht i kësaj prone nga subjektet private, cenon gatishmërinë dhe operacionalitetin e Forcës Detare, operacionalitet i cili duhet të vazhdojë të kryhet nga organi kompetent që është Komanda e Forcës Detare, pa ndërhyrje të subjekteve private. Ai paditi Olta Xhaçkën dhe presidentin Begaj, në atë kohë kreu i Shtabit të Forcave të Armatosura.

Në dy padi të depozituara nga Meçollari, thuhet se zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe ushtrisë kanë shpërdoruar detyrën, përfshi ish-ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe presidentin e ri, Bajram Begaj, pasi kanë lejuar ndërhyrje në disa prona të veçanta për të cilat duhet marrë më parë miratimi i Presidentit.

Meçollari i akuzon ata, se kanë shpërdoruar detyrën në lidhje me dy aktivitete private të lejuara në pronat në Planin e Vendosjes dhe të Përhapjes, siç njihen zonat ku janë të dislokuara forcat detare. (Këto prona janë pjesë e strukturës dhe kërkesave operacionale të Forcës Detare). Çdo ndryshim i këtyre pronave bëhet me propozim të Ministrit të Mbrojtjes dhe miratohet nga Presidenti. Zoti Meçollari, në dy kallëzimet e tij, thotë se ndryshimet në plan janë bërë pa marrë miratimin e Presidentit të asaj kohe. /Pamfleti

olta xhacka spak sarande

Lini një Përgjigje