
Kaosi në Kosovë dhe qëndrimi i ftohtë i qeverisë shqiptare me sa duket ka ndezur gjakrat e qytetarëve për të mbrojtur “motrat dhe vëllezërit” tanë.
Një poster që paralajmëron një protestë para godinës së Kryeministrisë po qarkullon në rrjetet sociale ditën e sotme. Posteri me thirrjen “Dje, sot, nesër, përjetë bashkë”, paralajmëron një tubim për ditën e nesërme në orën 19:00.
Besohet se shkak për thirrjen kanë qenë deklaratat e kryeministrit Edi Rama në lidhje me situatën në Kosovë, të cilat janë kritikuar si jo në të njëjtën linjë me Prishtinën.

Kujtojmë se qendrimet e kryeministrit Edi Rama si për propozimin për Asosacionin, por edhe deklarata e tij ku i bën thirrje kryeminitrit Kurti që të tërheqë forcat policore nga veriu, nuk janë pritur mirë nga shumë qytetarë shqiptarë.
Lini një Përgjigje