TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet31 Janar 2025, 07:27

Nga Tirana në Jug të Shqipërisë, gazetari Bregu zbulon pronat që SPAK do t'i konfiskojë Ervis Martinajt

Shkruar nga Pamfleti

Nga Tirana në Jug të Shqipërisë, gazetari Bregu zbulon

Gazetari Sokol Bregu, duke komentuar vendimin e SPAK për të konfiskuar pasuritë e Ervis Martinajt, i ashtuquajtur “mbreti i kumarit” i zhdukur prej gushtit të dy viteve më parë, tha se shumica e pronave janë pasuri të patundshme, si toka dhe ullishte në Tiranë dhe në jug të vendit, ndërsa shoqëritë aksionere nuk kanë vlerë financiare. 

“Që kur e lexon njoftimin e SPAK për konfiskimin e pasurive, sheh një numër të madh tokash. Duket që ka patur shumë dëshirë të ketë ullishte dhe sipërfaqje tokash rreth e rrotull Tiranës dhe në Ksamil. Këto kanë qenë kryesisht ato që janë kapur. Pjesa tjetër, janë shoqëri që nuk i kupton dot në totalin e saj. 

Në pikën e shoqërive aksionere nuk ka ndonjë vlerë financiare. Ndërsa pjesa e sipërfaqjeve të tokës, janë të mëdha dhe kanë vlerë të konsiderueshme. Duhet të presim vendimin e GJKKO, me gjasë do të konfiskohen. Kështu ka ndodhur dhe me njërin nga miqtë e tij.

Ajo që kam vërejtur me kujdes, është fakti që i ka vajtur limiti ligjor SPAK. SPAK duke qenë se po i digjen afatet ligjore, ka shpejtuar me kërkesën e tij për konfiskim. Jo për ne, jo për median, por për familjen të ketë ndonjë dilemë se është i vdekur, por për SPAK në mënyrë juridike.

Interesi publik ndaj këtij personazhi është jashtëzakonisht i madh. Besoj se nuk ka ndonjë dëshirë për t’u zbardhur kjo ngjarje e zhdukjes së Martinajt.

Për shkak se Martinaj kishte shumë lidhje me gjyqësorin, me policinë, sic ka dalë edhe më vonë, me ndikimin e tij në qeveri, me ndikim në struktura të tjera, nuk kanë dashur të vazhdojnë këto hetime sepse mund të dilnin gjëra të tjera gjatë marrjes së dëshmitarëve. Pra, gjëja më e mirë, e harresës…”- tha Bregu.

Lini një Përgjigje