Bashkëkryetari i “Nisma Thurje”, Pano Soko, i ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj, ka komentuar protestën e sotme para kryeministrisë dhe kërkesën e dy prej partive opozitare për dorëheqjen e kryeministrit.
Moderatorja Borakaj i kujtoi deklaratën e Ramës i cili tha se ai mund të largohet vetëm me votë, por Soko tha se ka dhe një mënyrë tjetër.
Siaps tij Rama duhet të largohet sepse nuk ka ku fshihet më.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Ju bëtë një protestë sot, kishte njerëz. Kujtojmë që vetë Rama tha se ka vetëm dy mundësi që ai të largohet nga politika, nga zemra dhe nga qytetarët, si do e largoni ju?
Soko: Ne biem dakord tek e dyta. Por ka dhe një arsye të tretë që mund të largojë Ramën nga politika. Pas gjithë këtyre ngjarjeve, tashmë tregu i frutaperimeve ka mbaruar, do mbyllim ndërmarrjen do heqim dhe drejtorin. Rama do të mbajë përgjegjësi për atë që ka ndodhur. Deri tani ai ka fajësuar të tjetër, prandaj është momenti që në një shtet normal kryeministri duhet të jepte dorëheqjen. Në Austri kryeministri u dorëhoq për një artikull gazete, për një tender. Në Suedi qeveria u rrëzua pasi ministrja kishte përdorur makinën për një aktivitet personal.
Borakaj: Rama thotë më kap mua?
Soko: Duhet vendosur një standard. Sa ministra kam unë 20, me dy ministra nuk më gjen gjë, por po u bë dhe i treti. Pra kjo është çështje modeli, a do të shkojmë t’i përafrohemi këtij standardi ku kryetari i partisë dhe kryetari i qeverisë mbajnë përgjegjësi morale. Unë nuk mund t’i kërkoj përgjegjësi penale Ramës, i kërkoj përgjegjësi politike.
Borakaj: Do ta merrni përgjigjen në 11 maj.
Soko: Duhet të jemi si drejtori i shkollës që i kërkon llogari prindit kur bën gabim fëmija, e njëjtë është dhe përgjegjësia e kryeministrit për qverinë. Nëse ai keqadministron paratë tona, duhet të mbajë përgjegjësi.
Borakaj: Rama ka bërë një batutë ku thotë se vetëm djalin tim mund të mbroj.
Soko: Jam dakord nëse ti mban vetëm djalin tënd, ik bëj babain.
Lini një Përgjigje