TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Shkurt 2025, 22:07

Arrestimi i Veliajt, Karamuço: SPAK tregoi se është i pavarur, koha që kjo klasë politike të ndalë baltën

Shkruar nga Pamfleti

Arrestimi i Veliajt, Karamuço: SPAK tregoi se është i pavarur,

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka folur lidhur me arrestimin e kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj.

Ai ndan mendimin se të gjithë procesin është gjykata që e vlerëson dhe se deri më tani nuk kemi ende një komunikim akuze.

Ne kemi kuptuar që diçka e madhe po lëvizte pasi këtij hetimi iu bashkëlidh dhe vetë drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani.  Jemi përpara një mase sigurie që është marrë ndaj kryetarit të bashkisë dhe masave të tjera për familjarët e tij dhe disa biznesmenëve. Nuk kemi ende një komunikim akuze, po flasim për një pjesë se çfarë ka bërë Prokuroria”, tha Karamuço.

Nga ana tjetër, ai shprehet i bindur se SPAK është një institucion i pavarur, të mos hidhet baltë mbi të për shkak se ky institucion po e tregon tashmë që nuk varet nga politika nga veprimet qe po kryen.

Mirë është që kjo klasë politike që e duartrokiti këtë reformë të mos hedhë baltë mbi këtë reformë dhe produktet e saj. Ky moment na çon në një tjetër pikë ku kuptojmë se bien të gjitha akuzat e deri djeshme që SPAK nuk është institucion i pavarur, që SPAK është produkt i reformave, të gjitha këto bien dhe çertifikata që ka ngelur e SPAK-ut, është fakti që është një institucion i pavarur. Na duket e habitshme kur thuhet sepse s’jemi mësuar për drejtësi të pavarur por një nga pjesët e sistemit që po funksionon është ky që kemi ngritur nga 2016, dhe me veprimet që po kryen po tregon që është e pavarur nga politika, si rrallë herë”, shtoi eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço.

Lini një Përgjigje