
Ish-drejtori i policisë Shemsi Prençi teksa ka komentuar vrasjen e Roan Brahimit, ai tha se kanë survejuar bashkëshorten e tij, e cila po ashtu ka qenë në automjet në momentin e ngjarjes. Prençi theksoi gjithashtu se kundërshtarët e Brahimit ishin skuadër në gatishmëri të plotë për ekzekutimin e tij.
“Atentatorët janë disa. Mund të jenë duke vëzhguar, duke filmuar dhe kanë gjurmuar, kanë ndjekur kanë survejuar bashkëshorten. Se ato e dinin që një ditë do vinte ta takonte. Kjo është rruga e ndjekjes.
Kundërshtarët e dinë se kur ka prerë biletën, kur do ishte në Greqi. Nga gatishmëria, që janë në gjurmimin e një personi të paarmatosur që janë bashkëshortja dhe fëmijët. në momentin që do fluturojë për Greqi, kalohet në gatishmëri një, me armatim, me kokore, me motor, me motor shoqërues, me makina pritëse. Bëhet skuadër në gatishmëri”, tha Prençi në “Jetë Shqiptare”.
Po ashtu, ky i fundit theksoi se skuadra e ekzekutimit të Brahimit ka qenë e përgatitur për luftë në rast se 32-vjeçari do kundërpërgjigjej me armë.
“Skuadra e ekzekutimit ka qenë e përgatitur për luftë, 5-6 persona të armatosur. Nëse ai do kundërpërgjigje me armë, aty do kishte luftë”, tha ai.
Lini një Përgjigje