
Gazetari Artan Hoxha ka folur sa i takon ekzekutimit të Roan Brahimit në mes të Athinës javën që lamë pas nga dy persona të paidentifikuar që udhëtonin me motor.
Në një intervistë për “Top Talk”, Hoxha deklaroi se herën e fundit që e kishte takuar Brahimin, ishte në Dubai. Sipas tij, ai ishte një personazh që nuk bënte jetë normale dhe i cili nuk mund të vritej kollaj.
Hoxha shtoi gjithashtu se ekzekutimi i tij ka lidhje me vrasjen e pak muajve më parë të Gentjan Bejtjas.
“Unë e kam takuar në Dubai për herë të fundit. Pjesa e familjes nuk ka shumë rëndësi, këta janë njerëz që bëjnë një jetë jonormale. Ai nuk mund të vritej kollaj. Goditja e tij në Greqi, Athina është një nga qytetet më të rrezikshme të Europës. Kanë ndodhur shumë vrasje të grupeve kriminale shqiptare, serbe, malazeze..
Sigurisht që këtë jetë që bënte i ndjeri, kishte një kosto, si financohej kjo kosto. Nga aktivitete që ai detyrohej t’i bënte kur ishte në kërkim. Në vrasjen e Gentjan Bejtjas, njerëzit që u arrestuan janë njerëz të afërm të Sidit.
Lidhja më direkte për vrasjen e tij është vrasja e Gentian Bejtjas. Njerëzit që u arrestuan për vrasjen e tij, janë njerëz të afërm të Sidit, familja e tij jetonte në një banesë rezidenciale në periferi te TEG-u. Ai është shitur, informacioni për vendndodhjen në Athinë. Nuk mund ta gjenin kaq kollaj", tha Hoxha.
Lini një Përgjigje