TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Maj 2024, 15:47

Mitingun i Ramës në Athinë plot me patronazhistë, drejtori i teatrit në Fier "kapet mat" teksa tregon si udhëtuan me detyrim! (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Mitingun i Ramës në Athinë plot me patronazhistë, drejtori i

Pavarësisht se fundjavë, në të cilën mund të kishin kaluar disa orë pushimi me familjen, ata janë detyruar të marrin pjesë në aktivitetin e madh të partisë Socialiste, madje duke e dokumentuar prezencën e tyre me anë të fotove.

Thirrjes së Kryeministrit Edi Rama, për të ndjekur takimin madhështor me diasporën në Greqi, iu përgjigjën edhe Piranjat tona. Në stadiumin e Galatsit, përveç emigrantëve shqiptarë në Greqi, kishte një numër të madh punonjësish të administratës publike, të cilët kanë udhëtuar të organizuar drejt Athinës, për më shumë se tetë orë, për të qenë prezentë në fjalimin e Ramës.

Pavarësisht se fundjavë, në të cilën mund të kishin kaluar disa orë pushimi me familjen, ata janë detyruar të marrin pjesë në aktivitetin e madh të partisë Socialiste, madje duke e dokumentuar prezencën e tyre me anë të fotove.

Në ato orë qëndrimi mes shqiptarësh, Piranjat kanë biseduar mes shumë personash, edhe me drejtorin e teatrit “Bylis” të Fierit, z. Klajdi Marku, i cili e ka shprehur hapur pakënaqësinë e prezencës së tij aty./Piranjat.al

Lini një Përgjigje