TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Maj 2024, 07:54

Vranësira dhe temperatura deri në 30 gradë, njihuni me parashikimin e motit për këtë javë

Shkruar nga Pamfleti

Vranësira dhe temperatura deri në 30 gradë, njihuni me

Për këtë javë vendi ynë parashikohet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Masat ajrore që qarkullojnë janë relativisht të lagështa.

Moti përgjatë gjithë javës parashikohet me kthjellime dhe vranësira në shtim kryesisht nga orët e mesditës, të cilat hera–herës pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët ndërsa në relievet malore lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.

Në zonat luginore prani e mjegullës/ mjegullinës në orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve. Parashikohet rritje graduale e temperaturave kryesisht ato të mesditës ku ditën e Enjte pritet që vendet e ulëta të arrijnë deri në 30 gradë celsius.

Era parashikohet të jetë me drejtim juglindje-verilindje me shpejtësi mesatare 2-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina kryesisht ditën e enjte e të premte fiton shpejtësi 12-16m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 2-3 ballë.

Lini një Përgjigje