TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Maj 2024, 21:25

Kartela e Erdgys Arrazit/ “Kishte marrëdhënie të mira”, kush e vizitoi gjatë dy muajve në burg kur u arrestua për drogë

Shkruar nga Pamfleti

Kartela e Erdgys Arrazit/ “Kishte marrëdhënie të

Erdgys Arrazi ndodhet i arrestuar në burgun e Reçit për akuzën “shkaktim të vetëvrasjes”, pas tragjedisë së ndodhur më 2 maj në Shkodër, ku Alma u mbyt në lumin Buna bashkë me fëmijët.

Hetimet vazhdojnë ndërsa pritet përgjigja nga mjekësia ligjore për analizat toksikologjike ndaj të ndjerës dhe tre fëmijëve. Po ashtu, pritet akti i dytë nga policia shkencore mbi telefonin e Erdgys Arrazit, i cili ka fshirë çdo komunikim me bashkëshorten dhe ndaj hetuesit kërkojnë rikthimin e bisedave për të provuar veç kërcënimit psikologjik edhe kanosjen verbale.

Autoritetet e burgjeve kanë studiuar kartelën e tij të mëparshme, që shfaq vlerësimin e psikologëve në qeli gjatë kohës që Erdgys Arrazi u mbajt i paraburgosur për drogë.

Një psikolog i burgut shkruan se Arrazi gjatë 2022 shfaqi interes në qeli për programet rehabilituese duke ndjekur trajtimin individual “aftësimi social” dhe "prezantimi i të menduarit”, raporton tch.

E njëjta kartelë tregon se Arrazi gjatë dy muajve në burg kishte kryer tre biseda me familjen në skype dhe vetëm një takim fizik me fëmijët dhe gruan. Ai deklaronte në atë kohë se kishte marrëdhënie të mira dhe të qëndrueshme.

“I paraburgosuri mban kontakte me familjen sipas mundësive social-ekonomike, ku për këtë periudhë 2-mujore referuar regjistrit të bisedave me familjen, rezulton se ka realizuar 3 biseda skype, konkretisht, datat 1-8 prill deh 6 maj. Me familjarët ka zhvilluar 1 takim fizik me familjen në datën 24 maj. Pohon se me familjen ka marrëdhënie të mira dhe të qëndrueshme”, thuhet në kartelë.

Asokohe Arrazi u arrestua për veprën penale “Prodhim, shitje të narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.

 

kartela e erdgys arrazit

Lini një Përgjigje