
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka hedhur dritë mbi arrestimin e Durim Bamit në Dubai. Ai tregoi se ai është ndaluar atje për një kundravajtje, teksa tha se arritja më e madhe SPAK do të jetë nëse kthehet në të penduar.
Sipas tij, ai mund të hedh dritë mbi vrasjet e 25 viteve të fundit. Sipas tij, në fund të kësaj jave ai vjen në Tiranë.
“Pas Kongresit të Interpolit në Tiranë, u hap një dritë jeshile për të gjetur mekanizma të tjera përveç marrëveshjeve të ekstradimit, për të kthyer njerëzit me rrezikshmëri të lartë. Në regjistrat e Interpolit janë të referuar çdo person i shpallur në kërkim nga shteti shqiptar. Ka dhe një rubrikë se pse i duhet ai drejtësisë. Janë si format e sistemeve tona policore. Edhe në rastin e fundi, pritet nga fundjava kthimi tij në Tiranë. Ai është kapur në një sjelle kundravajtje në Emiratet, bëhen gati letrat. I bëhet pritja në Stamboll dhe pastaj mbërrin në Tiranë. Dyshohet për shumë vepra të tjera penale, që nuk janë bërë publike. Pastaj SPAK mund ta kthejë në të penduar dhe do zbardhen 25 vite krime në Shqipëri”, tha ai në një emision.
Lini një Përgjigje