Edhe pse nën akuzë dhe në detyrim paraqitjeje për korrupsion aktiv, Fatmir Bektashi nuk ndalet së betonizuari Shqipërinë. Ortaku i ambientalistit Jamarbër Malltezi në ndërtimin e 19 kullave të ngritura në vend të ish-klubit sportiv Partizani, po reklamon një tjetër projekt pallatesh deri në 12 kate, ngjitur me Parkun Kombëtar të Drilonit, në zonën e gjelbërt dhe delikate të Tushemishtit.
Projekti i reklamuar quhet me emrin “Pyjet e Drilonit”, ku në të vërtetë pyjet do të priten, duke hequr hapësirat e gjelbërta, për t’ia lënë vendin godinave të stilit geto që ky ndërtues në bashkëpunim me ortakët e tij politikë, e ka zakon të ndërtojë.
Edhe pse leja nuk është marrë ende, rezervimet për shitjet kanë filluar! Banorët e zonës janë të terrorizuar dhe e dinë shumë mirë që po përgatitet e gjithë zona për t’i marrë frymën si godinave ekzistuese aty, ashtu dhe natyrës, faunës dhe florës. Ata ndihen të pafuqishëm të ndalojnë këtë betonizim që do ta shndërrojë Tushemishtin nga një vend të qetë dhe të turizmit familjar, në një geto me beton dhe makina.
Ja çfarë reklamojnë në Instagram agjentët e marketingut dhe të shitjeve të firmës së Fatmir Bektashit Kontakt:
Rezervoni me vetëm 1000€ apartamentin tuaj në projektin më të ri “Pyjet e Drilonit” në Tushemisht, Pogradec.
* Pagesë me këste
1000 € në rezervim
20% me nisjen e punimeve
80% me dorëzimin e apartamentit të përfunduar
* Mundësi financimi deri 80% të vlerës me kredi me mbështetjen e firmës me kolateral
Natyrisht përballë këtij agresioni ndaj një parku natyral, “ambientalisti” Jamarbër Malltezi hesht, dhe po kështu dhe vjehrri e tij Sali Berisha të cilët siç e kanë zakon, denoncojnë skandalet vetëm kur ata nuk fitojnë asgjë. Pra, që të dy, moralistë me pagesë./Shqiptarja
Lini një Përgjigje