TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Mars 2025, 10:33

Dhunoi brutalisht çiftin e të moshuarve duke i shkaktuar vdekjen 80-vjeçarit në Fier, dërgohet për gjykim Ilir Nukaj

Shkruar nga Pamfleti

Dhunoi brutalisht çiftin e të moshuarve duke i shkaktuar vdekjen

Prokuroria e Fierit ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim Ilir Nukaj, i cili akuzohet për dhunën brutale të çiftit të të moshurave Namik Rustemi dhe bashkëshorten e tij A.Rustemi.

Kjo ngjarje kjo e ndodhur në tetor të vitit të kaluar, ndërsa pesë ditë më vonë si pasojë e plagëve të marra 80-vjeçari ndërroi jetë.

Ndaj autorit të dyshuar të ngjarjes është ngritur akuza për ‘Plagosje të rëndë me dashje’.

Ngjarja ndodhi më 13 Tetor në fshatin Povelçë, në ambientet e jashtme të dyqanit ushqimor në pronësi të viktimës. Autori i dyshuar i ngjarjes është Ilir (Ledjan) Nukaj, teksa sipas dëshmive ai i dhunoi të moshuarit pasi nuk pranuan t’i shisnin alkool.

"Ushtroi dhunë ndaj të moshuarve duke i shkaktuar vdekjen njërit prej tyre, Prokuroria Fier dërgon për gjykim shtetasin I.N. për ‘Plagosje të rëndë me dashje’. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin I.N. për veprën penale ‘Plagosje e rëndë me dashje’ me pasojë vdekjen, në dëm të viktimës N.R. dhe për veprën penale ‘Plagosje e lehtë me dashje’ në dëm të viktimës A.R. parashikuar nga nenet 88/2 dhe 89 të Kodit Penal.

Nga hetimet e kryera në kuadër të procedimin penal nr.1591, të vitit 2024, rezultoi se më datë 12.10.2024, në fshatin “Hoxhare e Re” (Povelçë), Njësia Administrative Dërmenas, bashkia Fier, shtetasi I.N., për motive të dobta ka ushtruar dhunë fizike ndaj të moshuarve N.R. dhe A.R. (bashkëshortë), ku si pasojë e dhunës së ushtruar ka gjetur vdekjen njëri prej tyre, shtetasi N.R.

Çështja penale dërgohet për gjykim në ngarkim të shtetasit I.N., hetuar më masë sigurimi “Arrest në burg”. Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale kundër shëndetit", thuhet në njoftim.

Lini një Përgjigje