
Një marrëveshje që SHBA bëri me Shqipërinë, një vend ku janë akomoduar përkohësisht afganët, skadon në mars. Dhe përtej kësaj, nuk dihet se çfarë do të ndodhë me ata. Pavarësisht deklaratave publike të Kryeministrit Edi Rama se afganët mund të qëndrojnë në Shqipëri sa të duan, ato u akomoduan këtu, bazuar në një marrëveshje me SHBA
Kur Andrew Sullivan, drejtor ekzekutiv i No One Left Behind, mendon për njerëzit që organizata e tij ka ndihmuar të rivendosen në Amerikë, një histori e veçantë i vjen në mendje: një burrë afgan në një karrige me rrota, i cili u qëllua nga një anëtar i talebanëve për ndihmën që i dha SHBA-së gjatë luftës së saj në Afganistan.
Organizata bamirëse e veteranëve të ushtrisë amerikane, afganëve që dikur ikën nga vendi i tyre dhe vullnetarëve në SHBA, po ndërhyn për të ndihmuar afganët si ai njeriu në karrige me rrota, të cilët rrezikohen të mbeten jashtë shtetit.
Përpjekjet e tyre vijnë pasi administrata Trump ndërmori hapa për të penguar afganët që ndihmuan përpjekjet e luftës së Amerikës në përpjekjen për t'u zhvendosur në SHBA
Askush nuk i ndihmon afganët dhe irakianët që kualifikohen për programin special të vizave emigruese, i cili u krijua nga Kongresi në 2009 për të ndihmuar njerëzit që janë në rrezik për shkak të përpjekjeve të tyre për të ndihmuar SHBA-në gjatë luftërave në Afganistan dhe Irak.
Presidenti Trump në janar pezulloi programet për ata refugjatë dhe ndërpreu ndihmën për grupet që i ndihmojnë ata të zhvendosen në SHBA. Qindra që u miratuan për të udhëtuar në SHBA kishin viza, por ka pak mënyra për të mbërritur atje.
Situata për afganët është bërë më e pashpresë në disa nga vendet ku shumë prej tyre janë vendosur përkohësisht. Pakistani, pasi ka pritur miliona refugjatë, vitet e fundit ka nisur largimet masive të tyre. Ndërkohë një marrëveshje që SHBA bëri me Shqipërinë, një vend ku janë akomoduar përkohësisht afganët, skadon në mars. Dhe përtej kësaj, nuk dihet se çfarë do të ndodhë me ata. Pavarësisht deklaratave publike të Kryeministrit Edi Rama se afganët mund të qëndrojnë në Shqipëri sa të duan, ato u akomoduan këtu, bazuar në një marrëveshje me SHBA, dhe mbi të gjitha bazuar në një plan për zhvendosjen e tyre drejt Shteteve të Bashkuara.
Kundrejt zhvillimeve me administratën e Presidentit Trump, ekziston frika se ajo mund të shpallë një ndalim udhëtimi që mund të ndërpresë çdo hyrje për shtetasit afganë.
Në një urdhër ekzekutiv i nënshkruar në Ditën e Inaugurimit, Trump u tha anëtarëve kryesorë të kabinetit që të paraqesin një raport brenda 60 ditëve që identifikon vendet e varfëra, që do të thotë se mund të kemi “një pezullim të pjesshëm ose të plotë" të udhëtarëve nga ato vende në SHBA.
Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit të SHBA, Tammy Bruce tha të hënën se shqyrtimi ishte në vazhdimësi dhe asnjë listë nuk ishte finalizuar.
Afganët që ikën nga sundimi i talebanëve i kërkojnë Trumpit të heqë pezullimin e programit të refugjatëve.
Por grupet që punojnë me afganët janë të shqetësuar.
Për t'u kualifikuar për vizë, afganët duhet të dëshmojnë se kanë punuar për SHBA për të paktën një vit. Kjo do të thotë verifikim i dokumentacionit nga ish-mbikëqyrësit, të cilët shpesh ishin të lidhur me kompani që nuk janë më. Ata gjithashtu i nënshtrohen verifikimit dhe kontrolleve mjekësore të gjera.
Organizata ka mbledhur para për të siguruar fluturime dhe për të ndihmuar afganët kur ata të zbarkojnë. Midis 1 shkurtit dhe 17 marsit, grupi tha se kishte rezervuar me sukses fluturime për 659 afganë.
Sullivan dhe "ambasadorët" e organizatës - afganë dhe irakenë që tashmë kanë emigruar në SHBA, shumë prej tyre përmes programit të veçantë të vizave emigruese - kanë shkuar në Shqipëri dhe Katar për të ndihmuar afganët e bllokuar.
Aqila është një nga ata ambasadorë që shkuan në Shqipëri. Associated Press po e identifikon Aqila me emrin e saj të parë vetëm sepse familja e saj në Afganistan është ende në rrezik.
Aqila tha se shumë nga familjet nuk e dinin se çfarë do të ndodhte kur të mbërrinin në Amerikë. A do të ishin të pastrehë?
Afganëve iu dhanë informacione kontakti për avokatët. Atyre gjithashtu iu dhanë broshura me informacione për të drejtat e tyre në anglisht, dari dhe pashto.
Mohammad Saboor, baba i shtatë fëmijëve, punoi si elektricist dhe teknik i ajrit të kondicionuar me forcat ndërkombëtare dhe amerikane për 17 vjet. Ai dhe familja e tij hipën në një aeroplan për në Shqipëri në pritje që së shpejti të mund të shkonin në Amerikë. Ata zbritën në Kaliforni më 12 mars, të rraskapitur, por të sigurtë.
Saboor tha se nuk është ndjerë i sigurtë në Afganistan që kur talebanët morën kontrollin mbi vendin në gusht 2021. Ai shqetësohej se do të vritej si ndëshkim për gati dy dekada që kishte punuar me SHBA-në dhe aleatët e saj. Ai pyeste veten se çfarë lloj të ardhmeje do të kishin fëmijët e tij në një Afganistan të kontrolluar nga Talibanët. /Përshtati Pamfleti nga Los Angeles Times/
Lini një Përgjigje