
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, ka firmosur disa ndryshme të reja në radhët e komisariateve policore.
Në Vaun e Dejës është emëruar Gjin Vatnikaj i cili me herët ka mbajtur detyrën e shefit të policisë në Has. Në këtë detyre ai zëvendëson Qani Lamin.
Po ashtu disa ndryshme të tjera kanë prekur edhe Tiranën. Osmon Fuqia i cili deri tani ka mbajtur detyrën e shefit të krimeve në komisariatin nr.4 është emëruar në komisariatin nr.2 me po të njëjtën detyrë.
Gjithashtu, shefi i krimeve në komisariatin nr.2 Andi Deda është emëruar në vend të Fuqisë.
Mësohet se ndryshime do të këtë edhe në javët në vijim në disa komisariate të rëndësishme të vendit.
Lini një Përgjigje