TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Korrik 2023, 19:56

Dhuna shtazarake në Krujë, qeveria fut në lojë AMA-n; tenton të bllokojë videon që nxjerr zbuluar fisin e deputetit socialist

Shkruar nga Pamfleti

Dhuna shtazarake në Krujë, qeveria fut në lojë AMA-n; tenton

Deputeti socialist dhe momentet e dhunës shtazarake

Qeveria ka vënë në lëvizje Autoritetin e Mediave Audiovizive për të sfumuar skandalin e Krujës. Dy qytetarë të thjeshtë u rrahën gati për vdekje një ditë më parë nga vëllezërit dhe djali i deputetit Rrahman Rraja dhe policia e fshehu ngjarjen duke e raportuar si një sherr banal. Por skandali plasi kur vetë Rrajat nxorën videon e dhunës shtazarake. Falë asaj videoje u tregua qartë se Kruja është kthyer në një minishtet ku ligjin e bëjnë Rrajat. Por edhe pse kemi të bëjmë me një skandal, AMA ka nisur manovrat për të bllokuar videon. Ajo ka kërcënuar mediat që të mos e transmetojnë duke u kapur te fakti se ka dhunë.

"Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, nisur nga qarkullimi në publik i pamjeve filmike të ushtrimit të dhunës ekstreme në grup, në një zonë afër Fushë-Krujës, përmes pasqyrimit në median online apo nga komunikimi në rrjetet sociale, tërheq vëmendjen e OSHMA-ve, për respektimin e kërkesave ligjore dhe etike në raste të tilla. Përdorimi i teknikave të mbulimit të skenave të dhunimit ekstrem, ose i pasojave tek viktimat evitojnë efektin që përmbajtjet e papërshtatshme kanë te shikuesit, sidomos tek të miturit. Në mënyrë profesionale redaksitë audiovizive duhet të mbajnë parasysh dhe orarin e tranmetimit të skenave ekstremisht të rënda, si dhe të aplikojnë mesazhe paralajmëruese për largimin e të miturve.

Referencat në ligjin 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, OSHMA-të do të duhet të zbatojnë specifikisht kërkesat e nenit 4 të këtij ligji, për “moslejimin e transmetimeve që nxisin intolerancën ndërmjet shtetasve”, (pika 2/d), si dhe “moslejimin e transmetimeve që nxisin ose justifikojnë dhunën”, (pka 2/dh). Po ashtu në nenin 32, pika 4, saktësohet se “OSHMA-të nuk transmetojnë programe me përmbajtje që nxisin urrejtjen …. dhe çdo formë tjetër diskriminimi”. Në nenin 33, thuhet mes të tjerave që, “të mos cenojë dinjitetin dhe të drejtat themelore të njeriut, (pika 1/ç); apo “të respektojë rregullat e etikës dhe moralit publik dhe të mos transmetojë programe që mund të nxisin vepra penale“ (pika 1/d). AMA vijon me monitorimin e të gjithë mbulimit mediatik të këtij rasti dhe do të marrë masat e nevojshme nëse konstatohet shkelja e kërkesave ligjore", njofton AMA.

rraja dhune

Lini një Përgjigje