TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Korrik 2023, 19:39

Vizita në Londër, a guxoi Dumani të kërkonte bllokimin e llogarive të pushtetarëve shqiptarë; vetëm një person ka fshehur miliona paund

Shkruar nga Pamfleti
Vizita në Londër, a guxoi Dumani të kërkonte bllokimin e
National Crime Agency

Kreu i SPAK ose nuk e di, ose bën sikur nuk e di se Anglia është një parajsë për të korruptuarit shqiptarë. E dinë të gjithë se ka politikanë që kanë fshehur miliona atje...

Londra është kthyer në një kryeqendër jo vetëm për shqiptarët që emigrojnë, por edhe për shumë politikanë shqiptarë. Emra të njohur në politikë kanë fshehur me miliona euro e paund në bankat e Anglisë, ndërkohë që shumë të tjerë kanë edhe vila dhe biznese.

Vetëm një emër mjaft i njohur ka dhjetëra miliona paund në një bankë në Londër. Këto para vijojnë të jenë të paprekura, pavarësisht se nisi një reformë në drejtësi. Reforma filloi që të goditeshin të korruptuarit dhe t'u merrej pasuria. Asnjë prej tyre nuk ka ndodhur.

Megjithatë sot ka bërë përshtypje një njoftim i SPAK. Prokuroria bëri me dije se kreu i saj ka zhvilluar një vizitë në Londër. Ai pati takime me përfaqësues të lartë të "Home Office", "National Crime Agency", "Crown Prosecution Service" dhe "Foreign Office".

Në këto takime u diskutua rritja dhe forcimi i bashkëpunimit të SPAK me agjencitë ligjzbatuese të Mbretërisë së Bashkuar në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe pastrimit të parave. Z. Dumani nënvizoi rëndësinë e kësaj vizite për prezantimin e strategjisë, por dhe nevojës për mbështetje të SPAK nga autoritetet zyrtare të Mbretërisë së Bashkuar në përmbushjen e objektivave dhe synimeve të saj, të cilat i shërbejnë interesave të përbashkëta të të dy vendeve. Z. Dumani cilësoi rritjen e bashkëpunimit me agjencitë ligjzbatuese të Mbretërisë së Bashkuar kryesisht në ngritjen e skuadrave të përbashkëta hetimore, hetimeve paralele, shkëmbimin e të dhënave dhe forcimin e kapaciteteve njerëzore në hetimin financiar”, njoftoi SPAK.

Në asnjë rresht të njoftimit nuk përmenden të korruptuarit. Kreu i SPAK ose nuk e di, ose bën sikur nuk e di se Anglia është një parajsë për të korruptuarit shqiptarë. E dinë të gjithë se ka politikanë që kanë fshehur miliona atje. Për njërin prej tyre e dinë të gjithë, por drejtësia është e pafuqishme.

“National Crime Agency”, ku dhe bëri takime Dumani, është një agjenci që ka bllokuar miliona paund të fshehur nga të korruptuarit. Rasti më flagrant është ai i djalit të ish-kryeministrit moldav. Atij ju konfiskuan 400 mln stërlina. Kjo erdhi falë bashkëpunimit mes autoriteteve moldave dhe Britanisë.

Pra nëse SPAK ka këllqe, mjafton të kërkojë nga Londra zbulimin dhe bllokimin e llogarive të fëmijëve apo vetë politikanëve shqiptarë dhe nuk ka nevojë të gjejë prova të tjera për korrupsion. /Pamfleti

dumani londer

Lini një Përgjigje