TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Korrik 2023, 18:55

Gurorja e Rrajave nuk ndal punimet/ Banorët e Borizanës tregojnë dëmet: Mbrëmë pati shpërthim të fuqishëm, thamë se u hap toka

Shkruar nga Pamfleti

Gurorja e Rrajave nuk ndal punimet/ Banorët e Borizanës tregojnë

Banorët e fisit Maja jetojnë në Borizanë prej vitesh dhe kanë vite që jetojnë me këtë problematikë.

Banesat e tyre janë 200 metra në vijë ajrore me guroren në pronësi të Përparim Rrahjes, kushëririt të deputetit socialist Ramazan Rrahja.

Shpërthimet me dinamit që përdoren për të nxjerrë gurë po u shkatërrojnë shtëpitë dalë nga dalë.

Edhe pse janë ankuar disa herë nuk kanë gjetur zgjidhje dhe dje donin që ta zgjidhnin problemin si shqiptarçe. Duke u ulur në tavolinë me inxhinierin e gurores për ti thënë  që të bënte shpërthime të kontrolluara.

Gurorja e Rrajave nuk ndal punimet/ Banorët e Borizanës tregojnë

“Po i thoshim bëj mina të kontrolluara se na kanë plasur të gjitha shtëpitë na kanë  dëmtuar’, tregon Jashar Maja në një prononcim për Report TV.

Por nuk është vetëm banesa e Jasharit dhe e Bilbilit, viktimat e dhunës së fisit Maja  që janë dëmtuar

Të pyetur banorët janë shprehur se shtëpitë e tyre kanë të çara, kjo situatë ka dhjetë vite që është kthyer në një shqetësim për ta.

Gurorja e Rrajave nuk ndal punimet/ Banorët e Borizanës tregojnë

“Thamë se u hap toka”- tregon një grua ndërsa na fton të hyjmë në shtëpi ku tregon dhe dëmet.

Mbrëmë kanë qenë shpërthimet e fundit.

“Ka shumë shpërthime të fuqishme! Thamë s u trondit vendi u hap toka mendova se është tërmet por ishin mina!

"Sa i patëm rregulluar dhe suvatuar u shkatërruan prapë!”- shprehet gruaja.

Pak kohë më parë banorët e kësaj zone janë ngritur në protestë pasi gurorja po shkatërronte shtëpitë e tyre. 

Ndërkohë në një intervistë për Report TV, Lulzim Maja deklaroi se gurorja nuk kishte ndaluar së punuari as sot. 

borizane rraja gurore

Lini një Përgjigje