TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Korrik 2023, 17:25

Shpërthime të fuqishme/ Zbulohen imazhet nga gurorja e fisit Rraja që po shkatërron shtëpitë e banorëve

Shkruar nga Pamfleti

Shpërthime të fuqishme/ Zbulohen imazhet nga gurorja e fisit Rraja

Gurorja e cila u bë shkak për dhunimin barbar të dy kushërinjve në Krujë  nga fisi Rraja, ndodhet rreth 100 metra larg nga banesa e të plagosurve, Jashar dhe Bilbil Maja.

Shpërthimet e minave prej kohësh kanë shqetësuar banorët e fshatit Borizanë, të cilët janë ankuar dhe kanë denoncuar administratorët e kësaj guroreje, pasi nga shpërthimet e minave janë shkaktuar plasaritje tek banesat.

Kjo video është bërë në afërsi të banesave të kushërinjve Maja, teksa shihet dhe dëgjohet një nga shpërthimet, gjatë punës në gurore.

 

rraja dhune

Lini një Përgjigje