
Tregues i Ballkanit të Hapur/ Nën maskën e tranzitimit, pushtetarët e lidhur me monopolistët serbë, maqedonas e grekë të kafshëve të gjalla e mishit, mund të lejojnë që derrat të futen në fermat dhe tregun tonë, por edhe lëkurët e mbetjet të hidhen apo groposen në Shqipëri, gjë që ka ndodhur shumë herë me pulat e sëmura greke, bullgare, maqedonase...
Më 22 qershor 2023, Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca ka nxjerrë 3 urdhra të posaçëm, për të lejuar procesin e importimit dhe kalimin tranzit të në territorin e Shqipërisë, të makinave me derra të Serbisë, Maqedonisë e Greqisë dhe mishit, produkteve, lëkurëve e mbetjeve të tyre.
Këtë skandal, ministresha “Luleshtrydhe” nuk e ka bërë me mendjen e saj, por me urdhër verbal të Bablokut, mbasi tranzitimi i kafshëve, bagëtive, shpendëve të gjalla e n/produkteve të tyre nëpër Shqipëri, ndalohet me urdhër të Organizatës Botërore të Shëndetit të Kafshëve (OIE), për shkak të përvojës së korrupsionit dhe mungesës së infrastrukturës laboratorike.
Kalimi tyre u lejua para 12 vitesh me Ligj nr. 10465, datë 29.9.2011, por BE ndaloi tranzitimin e derrave nëpër Shqipëri, për shkak se derrat që mbarështojnë e importojnë Serbia, Maqedonia dhe Greqia drejt Ballkanit e vendeve të Botës së Tretë, kanë shenjat e “Murtajës Afrikane”.
Mirëpo sipas skemës së “Ballkanit të Hapur”, Babloku në pazar e kafshëve të gjalla e mishit, ka urdhurar të lejohet kalimi tranzit i derrave të Serbisë, Maqedonisë e Greqisë, ndërsa ministresha Frida Krifca e ka zbatuar duke shfuqizuar 3 urdhrat e mëparshëm të saj, konkretisht: Urdhrin nr. 556, datë 22.11.2022; Urdhrin nr. 42, datë 1.2.2023 dhe Urdhrin nr. 303, datë 17.5.2023.
Sipas urdhrave të datës 22 qershor, monopolistët e derrave të Serbisë, Maqedonisë e Greqisë, përveçse do realizojnë importimin nëpërmjet kalimit tranzit në Shqipëri, do lejohen të stacionohen e qëndrojnë pa afat në territorin tonë, kur ligji e ndalon kategorikisht.
Fakti, që edhe derrat janë mallra, duhet t’i nënshtrohen taksës doganore, taksës së kalimit tranzit, taksës mjedisore e veterinare, por me 3 urdhrat e qeverisë ata nuk do paguajnë asnjë lloj takse.
Përveç kësaj, derrat në kufi nuk do t’i nënshtrohen kontrollit fizik veterinar e laboratorik të produkteve të mishit, materialit biologjik, lëkurëve e mbetjeve, sepse AKU, Shërbimi Veterinar dhe ISHP, janë urdhëruar të shikojnë vetëm raportet veterinare shoqëruese nga vendet e ardhjes.
Kjo tolerancë krijon dyshime, se përveçse nëpër Shqipëri mund të kalojnë derra dhe produkte me sëmundjen “Murtaja Afrikane e Derrit”, vetë pushtetarët mund të lejojnë që ato të futen në fermat dhe tregun tonë por edhe lëkurët e mbetjet të hidhen apo groposen në Shqipëri, gjë që ka ndodhur shumë herë me pulat greke, bullgare e maqedonase.
Saktësojmë, se derrat, mishrat, lëkurët dhe mbetjet e tyre, do jenë nga 17 zona të Serbisë, nga 29 zona të Maqedonisë dhe nga 2 zona të Greqisë, konkretisht nga Sintiki e Irakleia; por te emërtimi i 3 urdhrave të Krifcës është hequr fjala “Kalim Tranzit”, ndërsa në tekste është.
Sipas neneve 15/1/28 deri në 15/1/30 të Kodit Terrestrial të Organizatës Botëror të Shëndetit të Kafshëve, derrat që kalojnë tranzit në vendet jashtë BE, duhet të kenë një kartelë veterinare testimi e mbikëqyrjeje 3-vjeçare, që të vërteton se nuk janë të infektuar me “Murtajë Afrikane”, ndërsa Shqipëria e ka ulur këtë periudhë testimi në 12 muaj./Pamfleti

Lini një Përgjigje