TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Korrik 2023, 09:45

Vijon "ping-pongu" me dosjen e Gërdecit, gjyqi i radhës ndaj Fatmir Mediut më 18 korrik

Shkruar nga Pamfleti

Vijon "ping-pongu" me dosjen e Gërdecit, gjyqi i radhës ndaj

Ka vijuar sërish ping-pongu ndaj dosjes "Gërdeci", ndërsa gjyqi për ish ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu është shtyrë sërish.

Mësohet se shkak është bërë një pasaktësi në 109 prokurat e paraqitura nga avokati i familjarëve, Dorjan Matlia.

Prokurorët kërkuan kohë për të kryer verifikimet e kësaj prokure.

Avokati i disa prej të dërmtuarve, Dorjan Matlija tha për mediat se iu është kërkuar që të sjellin prokura të reja.

“Ky proces ka qenë i vonuar, dhe të paktën tani ka ecur. Dhe nuk dua që të bëhemi ne pengesë. Unë solla disa prokura, do të shohim, do t’i bëjmë gati për herën tjetër.”, tha ai.

Gjyqi i radhës për Mediun do të jetë më 18 korrik.

Kjo është hera e katërt që është shtyrë seanca ndaj ish ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Në faqen e gjykatës do të shpallet lista me 109 personat familjare të viktimave.

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, akuzohet se në lidhje me procesin e çmilitarizimit dhe çmontimit të municioneve që është zhvilluar në ambientet e ish “Brigatës së Tankeve”, në fshatin Gërdec, në bashkëpunim me funksionarë të tjerë të Ministrisë së Mbrojtjes si dhe persona që kanë pasur cilësinë e ushtarakut kuadër komandues, ka nxjerrë disa akte nënligjore në kundërshtim me ligjin.

Sipas SPAK, Mediu ka dëmtuar interesat e shtetit dhe ka favorizuar 2 kompanitë, 'SAC' dhe 'Albademil'. Për këtë çështje ai akuzohet për “shpërdorim detyre” referuar Kodit Penal dhe “Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues.

Si ndodhi tragjedia e Gërdecit?

Ishte data 15 mars (e shtunë), 2008 rreth orës 12:05, ku si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në një "fabrikë" për demontimin e armëve humbën jetën të paktën 26 persona, punëtorë të kësaj fabrike “vdekjeje” e fëmijë të zonës. Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa që shkatërroi 3000 banesa e biznese. Një “betejë” e gjatë dhe e ashpër po zhvillohet mes familjeve të viktimave, qeverisë dhe drejtësisë, me bazë akuzat e ndërsjellta mes palëve. Për këtë tragjedi prokuroria dërgoi 28 të pandehur në gjykatë, mes tyre edhe Mihal Delijorgjin, president i shoqërisë “Albademil”, Ylli Pinari, drejtor i kompanisë MEICO dhe Dritan Minxholli, administrator i fabrikës, të cilët janë liruar nga burgu pas kryerjes së dënimeve përkatëse. Në shkurt 2013, Gjykata e Apelit reduktoi me 1/3 dënimin e dhënë nga Gjykata e Tiranës për tre të pandehurit kryesorë të dosjes “Gërdeci”. Vetë Fatmir Mediu, kryetar i Partisë Republikane, që në zgjedhjet e 25 prillit u zgjodh deputet si pjesë e listave të Partisë Demokratike, i ka mohuar vazhdimisht akuzat për përfshirjen e tij në çështjen “Gërdeci”.

gerdeci fatmir mediu gjyq

Lini një Përgjigje