TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Korrik 2023, 08:45

Nisin sot regjistrimet në e-Albania për nxënësit e klasave të 10-ta, afati deri më 20 korrik

Shkruar nga Pamfleti

Nisin sot regjistrimet në e-Albania për nxënësit e klasave

Ditën e sotme në portalin e-Albania ka nisur procesi i regjistrimit të nxënësve në klasat e dhjeta për vitin shkollor 2023-2024. 

Dokumentet do të ngarkohen nga aplikanti (online, jo dorazi). Afati për t’u regjistruar zgjat deri në 20 korrik.

- Dokumenti i kujdestarisë ligjore në rastet kur fëmija regjistrohet nga personi që ka kujdestarinë ligjore (vetëm kur aplikimi bëhet nga kujdestari ligjor i fëmijës);
- Raport mjekësor (vetëm kur aplikohet për Shkollë të Mesme me konkurs (sportive);

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka ndarë lajmin për të gjithë nxënësit dhe prindërit ne rrjete sociale si dhe u ka uruar suksese.

“Tashmë në sistemin e-Albania kanë nisur regjistrimet e nxënësve në klasat e dhjeta për vitin shkollor 2023-2024, të cilat do të vazhdojnë deri në datë 20 korrik.

Siç e dini, formulari i regjistrimit plotësohet në bazë të vendbanimit duke ndjekur procedurat e lehtësuara që zgjasin vetëm pak minuta, duke përjashtuar dorëzimin e dokumentacionit me prezencë fizike.

Suksese të gjithë nxënësve në këtë cikël të ri arsimor!”, shkruan Kushi.



e albania regjistrime klasat e dhjeta

Lini një Përgjigje