TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Korrik 2023, 22:25

“Rama-Kurti, ujqër të politikës”, Arian Çani: Albini po provon të bëhet “Zelenski” i Ballkanit

Shkruar nga Pamfleti

“Rama-Kurti, ujqër të politikës”, Arian Çani:

Gazetari Arian Çani është shprehur që kreu i qeverisë Edi Rama nuk e negocion për asgjë dhe është i gatshëm të bëjë gjithçka për pushtetin e tij.

I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, ai shtoi se politika është bota e ujqërve, ndërsa shtoi ujqërit për të mbijetuar duhet të lëvizin, referuar këtu Ramës dhe homologut të tij kosovar Albin Kurti.

Unë mendoj se nëse ka një gjë që Rama nuk e negocion me asgjë tjetër, është pushteti i tij. Rama është i gatshëm që për pushtetin e tij të bëjë gjithçka. Kurti tani papritur përmendet në lojën e të mëdhenjve, përmendet në çdo kancelari të botës, jo sepse Kurti është gjeni, por ajo që mund të ndodh në Veri të Kosovës reflekton frikën se obobo po na plas lufta në rajon. Është thjesht si çështje marketingu. Politika është bota e ujqërve me dy këmbë. Ujqërit që të mbijetojnë duhet patjetër që të lëvizin.  Rama nuk është i rastësishëm në politikë. Rama e di shumë mirë fundin e lojës. Edi Rama ka ditur të luajë me arenën ndërkombëtare që duam apo s’duam ne gurët e shahut lëvizin”, tha ai.

kurti rama Çani

Lini një Përgjigje