
Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedist, Alqi Bllako, ka paraqitur mbrojtjen e tij në gjykatë, sa i takon aferës së inceneratorëve. Sot po zhvillohet gjyqi për inceneratorin e Elbasanit, ku palët po paraqesin mbrojtjen. I pari që foli ishte ish-ministri Lefter Koka, i cili procesin ndaj tij e quajti politik.
Ndërkohë edhe Bllako është deklaruar i pafajshëm duke mohuar akuzat e ngritura ndaj tij.
“Jam i pafajshëm. Ne cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të ministrisë nuk kam pasur rol në zgjedhjen e anëtareve te komisionit te vlerësimit te ofertave. Kam pasur rolin e zyrtarit që kryente vetëm shkresa përcjellëse mes institucioneve”, tha Bllako në sallën e gjyqit.
Lini një Përgjigje