
Vijon telenovela me drejtuesit e Kadastrës në Vlorë. Vetëm pas 5 muajsh në detyrë është shkarkuar drejtori Erdet Mandi.
Ndërkohë që nga detyra janë shkarkuar edhe shefi i sektorit të legalizimeve Donald Fegaj dhe shefi i kualifikimeve në këtë institucion.
Mësohet se në këtë post pritet të emërohet pritet të emërohet Ina Luci. Një rikthim ky pasi Luci e ka drejtuar këtë institucion në periudhën tetor 2013- dhjetor 2014. Drejtuesja e re do të prezantohet para stafit gjatë ditës së nesërme.
Lini një Përgjigje